19.5 C
Tirana
24 / 03 / 2026

Situata në veri të Kosovës, liderët e opozitës i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit për diskutime të martën

 Kryeministri Albin Kurti  ka ftuar në takim liderët e partive opozitare, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës, për të diskutuar lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Takimi i ftuar nga kryeministri është parashikuar të zhvillohet të martën të mëngjes. Të parët që iu përgjigjën pozitivisht ftesës, ishin kreu i të PDK-së Memli Krasniqi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Më vonë edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pranoi ftesën.

    “Kryetari Ramush Haradinaj është ftuar për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes, për të diskutuar zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Konfirmoj se Haradinaj do të merr pjesë në këtë takim”, ka thënë Lulëzim Blaka nga AAK, raportojnë mediat kosovare.

Zëdhënësi i  PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se Krasniqi ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

    “Kemi pranuar një kërkesë për takim nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim”, tha zëdhënësi i  PDK-së, Faton Abdullahu.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x