Siç e paralajmëroi Top Channel javën e shkuar, Shqipëria ka shënuar një tjetër hap në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, pasi ka marrë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20, sipas asaj që shkruan Rama në postimin e tij.
Kryeministri e ka cilësuar këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm drejt realizimit të objektivit historik të integrimit evropian.
Përmes një reagimi, ai thekson se ky avancim krijon perspektiva të reja për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.
“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E IV, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik.
Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkruan Rama.
- “Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”/ Anëtarësimi në BE, Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik - 09/10/2026
- Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama - 09/10/2026
- “Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë! - 09/10/2026