9.9 C
Tirana
29 / 11 / 2026

Fitoi 1 milion dollarë në lotari, por një fotografi në rrjetet sociale i kushtoi shtrenjtë emigrantit në SHBA!

Një postim në rrjetet sociale, me të cilin donte të ndante lajmin e fitimit të madh, duket se e bëri më të lehtë identifikimin e tij nga autoritetet amerikane…

Një emigrant në Boston të SHBA-së u arrestua nga agjentët e Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE), vetëm pak ditë pasi fitoi 1 milion dollarë në lotari.

Bëhet fjalë për Ariel Velasquez-Morales, i cili kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me çekun e fitimit, ku shfaqej i buzëqeshur teksa pozonte me emrin dhe shumën e fituar.

Por festa e tij nuk zgjati shumë. Sipas raportimeve të mediave amerikane, autoritetet e identifikuan dhe e arrestuan në banesën e tij në Boston, për shkak të statusit të parregullt të qëndrimit në SHBA.

Pas arrestimit, vetë ICE publikoi lajmin në rrjetet sociale, duke shoqëruar njoftimin me një koment ironik: “Me sa duket, fati i tij kishte marrë fund”.

Historia ka tërhequr vëmendjen për kontrastin mes fitimit të madh në lotari dhe arrestimit vetëm pak ditë më vonë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x