9.9 C
Tirana
29 / 11 / 2026

Katy Perry dhe Justin Trudeau udhëtojnë me trenin luksoz që kushton 80 mijë paund nata, ja çfarë fshihet brenda tij!

Katy Perry dhe partneri i saj, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, kanë zgjedhur një mënyrë tejet luksoze për të udhëtuar nga Parisi drejt Venecias. Çifti ka rezervuar një vagon privat në trenin e famshëm “Venice Simplon-Orient-Express”, që sipas raportimeve të “Daily Mail” kushton rreth 80 mijë paund për natë.

Këngëtarja 42-vjeçare dhe Trudeau, 54 vjeç, kanë ndarë në rrjetet sociale pamje nga udhëtimi i tyre, duke zbuluar disa prej ambienteve mbresëlënëse të vagonit privat “L’Observatoire”.

Ky nuk është një vagon i zakonshëm. Ai përfshin një dhomë gjumi dyshe, një zonë të veçantë ngrënieje dhe një bibliotekë me rreth 1,000 libra. Gjithashtu, ka dritare në tavan, një vaskë luksoze prej ari dhe shërbim personal nga një kujdestar që kujdeset për çdo kërkesë të udhëtarëve.

Gjatë udhëtimit, Katy dhe Justin shijuan darkën dhe koktejet në një tavolinë elegante të mbuluar me mbulesë të bardhë, ndërsa luajtën edhe letra. Në fotografitë e publikuara, këngëtarja shfaqet me një fustan të shkurtër prej sateni dhe mëndafshi në ngjyrë shampanje, ndërsa Trudeau kishte zgjedhur një kostum të bardhë elegant.

Një nga pamjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo e Katy Perry-t duke shijuar vaskën luksoze, me pamje nga dritarja e trenit. Sipas “Daily Mail”, vagonit i shërben edhe një kujdestar personal, i cili kujdeset për nevojat e çiftit, përfshirë përgatitjen e banjës.

Një tjetër arsye pse ky udhëtim ofron privatësi të veçantë është pozicionimi i vagonit në fund të trenit, larg pasagjerëve të tjerë.

Kjo është pjesë e një udhëtimi më të gjerë evropian të çiftit, të cilët kanë vizituar edhe Barcelonën, Milanon dhe Parisin, përpara se të mbërrinin në Venecia.

Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmuan lidhjen e tyre në vitin 2025, ndërsa debutimin e parë së bashku në tapetin e kuq e bënë në qershor të vitit 2026, gjatë Festivalit Tribeca.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x