26.4 C
Tirana
03 / 10 / 2026

“Ia kemi përsosur sistemin Ramës”, Nard Ndoka ia thotë në sy Berishës: Dëgjesat e PD me PS për Reformën Territoriale si muaj mjalti. Kreu i PD: Ai ka 83 mandate…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar në selinë e PD-së. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka kritika për qasjen që PD ka pasur në procesin e rregullimit të hartës territoriale. Nga ana tjetër, Berisha i përgjigjet duke i reflektuar problemet që hasin nëse propozimet e Ndokës do të viheshin në zbatim.

Ndoka: “Është gabim që në zanafillë që morëm pjesë në komisionet e rëndësishme që në hapat e parë. Nuk u konsultuam me mazhorancën në parim për uljen apo rritjen e numrit të bashkive. Nuk u qartësuam nëse do të ndryshohej sistemi apo do të përmirësohej.

Ky sistem i jep goditje pluralizmit. Këto komisione e di sesi funksionojnë, ka një marrëveshje të hapur mes tyre. Ju vazhduat një tur dëgjesash, menduam se keni një konsensus me mazhorancën dhe i’u lamë të vazhdonit. Dëgjesat dukeshin si muaj mjalti mes anëtarëve të dëgjesave nëpër qytete.

Ne si parti aleate nuk u njoftuam fare, nuk dinim as kur organizoheshin dëgjesat. Në fund u vumë përballë një fakti të kryer. Për mua as propozimi i PD nuk është i mjaftueshëm, Franca ka mbi 30 mijë komuna. Këtu ka një tendencë doktor, ka një tendencë që të goditet pluralizmi.

Edhe numri 100 duhej të ishte shumë më i madh. Kemi mundësitë për të pasur 200 bashki në vend. Kjo është epërsia jonë si të djathtë, emrat. Dhe ne kemi pasur gjithnjë emra cilësorë, ndryshe nga ana tjetër. Edhe njësitë administrative ja lamë në dorë kryetarit të bashkisë, përse të ja lëmë në dorë bashkisë. Ne për fatin e keq ia kemi përsosur sistemin e tij Ramës.

Me bojkotin e zgjedhjeve dhe daljen nga sistemi. Me këtë dhuratë është bërë shumë më i rrezikshëm. Unë e shoh shumë të vështirë largimin e tij me votë. Ne mund ta bllokojmë këtë njeriun që të mos e lejojmë të bëjë zgjedhje. Nuk mund të miratojmë as reformë zgjedhore. Si mund të vendosin në mënyrë të njëanshme dhe të shkojmë me ta?

Çfarë po bën ky me këtë reformë, po ndan arat e Kristaq Ramës? Ky është aksion politik, jo të thirrim një protestë kot, pa një lëvizje dhe ide konkrete. Pakënaqësia ndaj Ramës është e madhe, por ai shfrytëzon këto mekanizma. Këto takime duheshin bërë më parë, që fjala jonë të kishte vend”.

Berisha: “Faleminderit për vërejtjet. Kjo është një opozitë në diktaturë dhe kemi vetëm dy opsione. Është diktaturë e bazuar në fuqinë e parave të drogës. Opozita ose vendos të dalë jashtë institucioneve, ose të vazhdojë betejën brenda institucioneve. Sesi e bllokon kur merr 83 mandate, unë nuk e di. Po nuk more pjesë në zgjedhje, ai i zhvillon siç e bëri”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x