21.5 C
Tirana
02 / 10 / 2026

“Pafajësi dhe liri”- Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, djali i Hashim Thaçit falënderon qytetarët: E vërteta e një populli s’mund të burgoset

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka falënderuar qytetarët që iu bashkuan protestës në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në “InstaStory”, Endrit Thaçi ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë, duke thënë se prania e tyre dëshmon se e vërteta e një populli nuk mund të burgoset.

Ai ka theksuar se për të dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së, drejtësia lidhet me pafajësinë dhe lirinë.

“Për ne, drejtësia ka vetëm dy fjalë: Pafajësi dhe liri dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë atë! UÇK”, shkroi Endrit Thaçi.

Protesta u zhvillua në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x