18.5 C
Tirana
24 / 09 / 2026

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka komentuar në hyrje të Kuvendit rastin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni ndaj së cilës u caktua masa e arrestit në burg. Gogu tha se përgjegjësia penale është individuale dhe se qeveria ka e ka marrë përgjegjësinë politike me vendimin për shkakrimin e saj nga drejtimi i SHISH.

“Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Përgjegjësia penale është individuale, individët kanë përballë proceseve.

Qeveria e shkarkoi drejtuesin për shkak të akuzës dhe siguroi vazhdimësinë e institucionit. Për sa i përket se çfarë ka ndodhur në institucion duhet të presim të gjithë procesin. Përgjegjësia politike është kur ti merr drejtimin që institucioni të vazhdojë të bëjë punën”, tha Gogu.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x