Në qytete të ndryshme të Kosovës janë vendosur flamuj, emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fotografi të ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj tyre në Hagë, në disa prej qyteteve janë vendosur edhe orë që numërojnë kohën e mbetur deri në momentin e vendimit.
“Çlirimtarë, sillni në shtëpi”, shkruhet në një prej billbordeve të vendosura në qendër të Prishtinës, ku kanë mbetur më pak se 24 orë deri në shpalljen e aktgjykimit.
Katër ish-eprorët e UÇK-së akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktgjykimi pritet të shpallet paraditen e 16 shtatorit.
Vendimi konsiderohet një prej më të rëndësishmëve të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila u themelua në vitin 2015 për trajtimin e pretendimeve për krime të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Në Kosovë, pritja për aktgjykimin është shoqëruar me thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa vëmendja është përqendruar te ajo që do të vendoset në sallën e gjyqit në Hagë.






- FOTO/ “Çlirimtarë, sillni në shtëpi” – Kosova ‘vishet’ me flamuj e portrete para aktgjykimit në Hagë - 15/09/2026
- Nuk bindet Komisioni ‘Manja’ nga argumentet e institucioneve të drejtësisë, ‘Ligjet’ çojnë në Kuvend projektligjin e pagave të magjistratëve - 15/09/2026
- Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik” - 15/09/2026