Nga Eduard Zaloshnja
RASMUSSEN REPORTS zhvillon një sondazh të përditshëm me një kampion përfaqësues të amerikanëve që votuan në zgjedhjet e fundit presidenciale. Të njëjtët 1500 të anketuar pyeten çdo ditë nëse e miratojnë punën e Presidentit Trump.
Nga sondazhi i së premtes, rezultoi se vetëm 23% e atyre që morën pjesë në zgjedhjet e fundit presidenciale e miratojnë fuqimisht punën e bërë deri më sot nga Presidenti Trump. Ndërkohë dyfishi nuk e miratojnë fuqimisht punën e tij (shihni tabelën e mëposhtme).
Në sondazhin e përditshëm të RASMUSSEN REPORTS, kuotat e së premtes përbëjnë një nadir të kurbës së miratimit të punës së Presidentit Trump. Atë e votuan mbi 49% e amerikanëve që morën pjesë në zgjedhësve që morën pjesë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Tani vetëm 23% e miratojnë fuqimisht punën e tij…
Sipas analistëve të djathtë e të majtë amerikanë, zgjatja e luftës me Iranin mbi 6 muaj (nga maksimumi 6 javë të premtuara) dhe pasojat e saj në rritjen rekord të çmimeve të karburantit ka gërryer përkrahjen e votuesve që votuan për Presidentin Trump në zgjedhjet e fundit presidenciale…

- Miratimi për punën e Presidentit Trump nga votuesit e tij në pikën më të ulët - 12/09/2026
- “Kosova po pret”- Sot në Prishtinë mbahet “Marshi për Liri” për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, kërkohet pafajësia e luftëtarëve të UÇK-së - 12/09/2026
- “Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë! - 12/09/2026