Këngëtarja e njohur Genta Ismajli dhe partneri i saj, biznesmeni turk Huseyin Usta, prej kohësh janë duke qëndruar në distancë nga njëri-tjetri për shkak të angazhimeve të tyre. Pavarësisht kilometrave që i kanë ndarë gjatë kësaj periudhe të fundit, ata mbeten një ndër çiftet më të ndjekura nga publiku. Malli për të qenë sërish pranë Gentës dhe dy binjakëve të tyre, duket se i ka bërë këto ditë largësie edhe më të vështira për Huseyinin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka ndarë një fotografi të partneres me fëmijët, duke i bashkangjitur fjalë shumë të ndjera për t’u treguar ndjekësve se kësaj pritjeje të gjatë po i vjen fundi. Ai citohet të ketë shkruar: “Familja ime e vogël, po vij! Më keni munguar aq shumë… I numërova ditët, më në fund po bashkohemi. Mezi pres përqafimet tuaja të ngrohta dhe momentet e bukura që do të kalojmë së bashku. Më keni munguar shumë, po shumë fare!”.
Ky mesazh tregon qartë se sado që kjo periudhë e largësisë fizike ka zgjatur, lidhja e tyre dhe familja mbeten prioriteti kryesor. Tani që ditët e pritjes thuajse kanë përfunduar plotësisht, të gjithë janë në pritje për të parë momentet nga ribashkimi i tyre i shumëpritur.

- Presidenti Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i Shqiptarëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre - 09/07/2026
- Shqipëria mikpritëse e Samitit të NATO-s, Minxhozi: Tirana e meriton! Ngjarje botërore për historinë tonë moderne - 08/07/2026
- “U shkel armëpushimi, nuk ka zgjidhje tjetër”/ Irani kërkon njohjen e “rendit të ri” në Ngushticën e Hormuzit, shefi i Pentagonit anulon vizitën në Izrael - 08/07/2026