Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot (12 shtator) mbi zhvillimet e fundit nga Haga dhe për vendimin që pritet të merret më 16 shtator për ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, si dhe tre ish-luftëtarët e tjerë të UÇK.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se “farsa është në ditët e fundit” dhe përcjell mbështetjen e tij për Thaçin, duke theksuar se liria dhe e vërteta e tij nuk mund t’i merren.
“Liri për çlirimtarët! Farsa është në ditët e fundit dhe gjithçka pret njeriu nga autorët e saj, por siç e ka thënë vetë Hashimi, lirinë nuk ia merr dot askush, askund, e ashtu siç Kosova triumfoi duke besuar te liria edhe kur s’kishte askënd e asgjë përpos etjes së vet për liri, ashtu do të triumfojë edhe Hashim Thaçi me forcën e të vërtetës së tij, të cilën vitet e burgut veç e kanë bërë më të madhe bashkë me mbështetjen e krejt shqiptarisë”, shkruan Rama.
Reagimin e tij kryeministri e shoqëron edhe me një video-postim me pamje nga protestat në mbështetje të Thaçit dhe të tjerëve.
- Miratimi për punën e Presidentit Trump nga votuesit e tij në pikën më të ulët - 12/09/2026
- “Kosova po pret”- Sot në Prishtinë mbahet “Marshi për Liri” për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, kërkohet pafajësia e luftëtarëve të UÇK-së - 12/09/2026
- “Do të luaj deri në 100 vjeç!”- Intervista që po trondit rrjetin, Mbappé shpërthen: Jam pranë ekselencës, ndaj dhe më kritikojnë! - 12/09/2026