Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar sot (5 shtator) Shenjtoren Nënë Tereza, duke vlerësuar misionin dhe përkushtimin e saj ndaj njerëzve në nevojë.
Kreu i Shtetit thekson se, përmes shërbimit ndaj të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve, Nënë Tereza dëshmoi madhështinë e dinjitetit njerëzor.
“Drita e shpirtit të saj mbetet një burim frymëzimi dhe shërimi për mbarë njerëzimin”, shkruan Begaj.
Sipas Presidentit, “për shqiptarët Nënë Tereza mbetet një udhëzim dhe një amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, duke besuar te dashuria, drejtësia dhe shpresa”.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Përfaqëson më të mirën tek të gjithë ne”- Ambasada e SHBA kujton shenjtërimin e Nënë Terezës me një thënie të Trump: Ia kushtoi jetën më të varfërve e të sëmurëve - 05/09/2026
- Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë! - 05/09/2026
- Zjarri apokaliptik në Himarë po përhapet me shpejtësi, bashkia thirrje banorëve dhe turistëve: Largohuni nga zonat me rrezik - 04/09/2026