34.9 C
Tirana
31 / 08 / 2026

Berisha do niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

Kreu i PD-së Sali Berisha njoftoi se do të shkojë në Teksas të SHBA-ve, në konferencën e Partisë Republikane, për zgjedhjet e mes-mandatit.

I pyetur nga gazetarët a keni fiksuar ndonjë takim të rëndësishëm në SHBA, Berisha tha: “Jo, ju sqaroj. Dokumentet janë në ambasadën amerikane dhe unë nuk kam prenotuar asnjë takim. Unë shkoj, siç e dini, shkoj në Teksas në konferencën e Partisë Republikane amerikane për zgjedhjet midterm. Unë jam në një delegacion të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, një delegacion i gjerë, i cili është i ftuar nga Partia Republikane, parti kryesore në IDU, për të marrë pjesë në këtë konferencë. Përveç kësaj, unë kam një ftesë dhe nga një institut republikan”.

I pyetur a keni pasur ndonjë njoftim të orëve të fundit se kur e merrni pasaportën, Berisha u përgjigj: “Jo, nuk kam pasur njoftim, as orën, as minutat”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x