13.5 C
Tirana
16 / 02 / 2026

Propozimi çek: Shpërndarje mbi bazë vullnetare të imigrantëve në vendet e BE-së

“Politico” njofton se Bashkimi Europian është duke shqyrtuar një draft për të shpërndarë numrin e imigrantëve në vendet anëtare, me një kuotë prej 5000 -10 000 në vit.

Sipas medias në fjalë propozimi është përgatitur Republika Çeke që mban aktualisht presidencën e radhës të BE-së. Ai duhet të diskutohet nga ambasadorët në Bruksel dhe është një përpjekje për të krijuar kushte kompromisi dhe zgjidhje praktike për çështjen e azilit, ardhur në vëmendje politike dhe institucionale në vitin 2015.

Idenë e shpërndarjes me detyrim e kanë kundërshtuar Polonia dhe Hungaria, ndërkohë që propozimi çek vendos kriterin e shpërndarjes në mënyrë vullnetare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x