1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

3 vjet SPAK, Arben Kraja: Ngritëm institucionin, rritëm besueshmërinë e SPAK

Arben Kraja është i ndërgjegjshëm se pritshmëria e publikut ndaj SPAK është shumë e lartë. Por në intervistën për emisionin “Pa Censurë”, ai i dha gazetares Elona Meçonjë argument për të thënë se rezultatet nuk vijnë sa hap e mbyll sytë.

“Pritshmëritë ngrihen mbi bazën e opinioneve. Ne punojmë mbi bazën e provave. Prokurorët janë të vendosur dhe punojnë bazuar në ligj, bazuar në prova. P.sh., proceset në fushën e krimit të organizuar kërkojnë kohë, kërkojnë 3 apo 4 vite.”

Por, përkundër perceptimit se SPAK nuk ka rezultate domethënëse, Arben Krajabeson se ia ka dalë të përmbushë objektivin kryesor si drejtues për 3 vjet tëinstitucionit të akuzës, besueshmërinë e SPAK-ut.

“Institucioni është ngritur nga e para. Është punuar në kushte të vështira, veçanërisht në vitin e parë, por rezultate ka patur. Në fushën e krimit të organizuar, rezultatet janë shumë domethënëse. Kemi punuar fort për të rritur besimin e partnerëve ndërkombëtarë në raport me institucionin, sepse ka patur një mungesë të theksuar besimi. Treguesit janë të tillë që ne punojmë me të gjithë autoritetet e huaja, kemi ekipe të përbashkëta hetimore me BE dhe jashtë tij. Vetëm këtë vit janë krijuar 10 skuadra të përbashkëta hetimore. Sot ne kemi 20 skuadra të përbashkëta hetimore me autoritetet e BE, ku bëjmë hetime të përbashkëta. Britania e Madhe, Franca apo Hollanda kanë qenë shumë skeptikë me organet e drejtësisë në Shqipëri. Rezultatet janë të dukshme, me dhjetëra të arrestuar, sekuestrime dhe konfiskime të konsiderueshme të pasurive të paluajtshme, por edhe të vlerave monetare. Janë 18.5 milionë euro të sekuestruara në bashkëpunim me Italinë apo 3.5 milionë euro të konfiskuara në bashkëpunim me autoritetet belge. Treguesit e rritjes së bashkëpunimit janë tregues të rritjes së besueshmërisë.” – u shprehdrejtuesi i SPAK në intervistën e dhënë për gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x