24.5 C
Tirana
05 / 10 / 2024

27 vjet nga masakra në Srebrenicë, Berisha: Akt makabër! Dënoj qëndrimin e presidentit Vuçiç si frymëzues i gjenocidit

Teksa Bosnja përkujton sot (11 korrik) 27-vjetorin e masakrës serbe në Srebrenicë, një prej masakrave më të rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Kryetari i PD i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit Sali Berisha dënon me forcë aktin makabër të forcave serbe, në atë që është konsideruar genocide nga drejtësia ndërkombëtare.

Po ashtu Berisha dënon edhe qëndrimin e presidentit serb Vuçiç si një frymëzues kryesor i genocidit të Srebrenicës, vendi i të cilit për Berishën është në bankën e akuzës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Sot dita e nderimit të viktimave të Srebrenicës! Të dashur miq, sot është dita e nderimit të viktimave të barbarive, genocidit serb në Srebrenicë. 27 vite më parë, forcat ushtarake dhe milicia e serbëve të Bosnjës së bashku me njësi paramilitare dhe policore të ardhura nga Serbia, nën komandën e gjeneralit famzi Ratko Mlladiç, vranë, masakruan, në genocidin më të tmerrshëm të Pasluftes së Dytë Botërore në Europë, 8 mijë femijë, gra, burra, muslimanë bosnjakë vetëm e vetëm se i perkisnin etniseë dhe besimit fetar tjetër.

Duke shprehur nderimin më të thellë për viktimat e genocidit serb në Srebrenicë, denoj me forcë aktin makabër të forcave që kryen këtë barbari të tmerrshme.

Dënoj gjithashtu edhe qëndrimin aktual të Presidentit të Serbisë Vuçiç, i cili me thirrjen e tij “për çdo serb të vrarë të vriten 100 muslimanë” është dhe një frymëzues kryesor i genocidit të Srebrenicës, vendi i të cilit është në bankën e akuzës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës“, shkruan Berisha.

Këtë 11 korrik bëhen 27 vjet që nga masakra e Srebrenicës, ku në të njëjtën ditë të vitit 1995 forcat serbe vranë më shumë se tetë mijë burra dhe djem muslimanë, duke shënuar kështu masakrën më të rëndë të ndërmarrë në tokën europiane që nga lufta e dytë botërore. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x