31.5 C
Tirana
19 / 06 / 2024

200 mln lekë për art në hapësirat publike! Artistë shqiptarë dhe të huaj do zbukurojnë mbikalimet dhe institucionet

18 hapësira publike në të gjithë vendin do të kthehen në vepra arti. Kjo është iniciativa e re e Ministrisë së Kulturës e cila përmes një fondi të dedikuar prej 200 milionë lekë do të mbështesë artistët që projekt idetë e tyre t’i kthejnë në vepra të mirëfillta arti. 18 lokacionet  e këtij viti do të jenë hapësira publike, siç janë rreth-rrotullimet, mbikalimet, institucionet, qendrat shëndetësore, të cilat do të zgjidhen në bashkëpunim të Ministrinë së Kulturës dhe ARRSH-së.

Konkursi u hap ditën e  sotme për të gjithë artistët shqiptarë dhe të huaj, të cilët mund të aplikojnë online dhe do të ketë të drejtë të paraqesin deri në 3 projekt-ide. Kjo nismë do të bëj bashkë jo vetëm artistë por edhe arkitektë, inxhinierë, urbanistë që do të vënë në jetë kushtet teknike të këtyre ideve.

Kryeministri Rama tha se synohet që ky projekt të shtrihet edhe brenda institucioneve publike, ndërsa në të ardhmen do kushtëzojnë këto institucione që me një pjesë të vogël të buxhetit të blejnë vepra arti duke mbështetur në këtë mënyrë artistët.

“Është e qartë se cila është ideja, ka nevojë për më shumë informacion. Do të mund ta gjeni në faqen e Ministrisë së Kulturës. Qëllimi është që të ndërhyjmë në hapësirat publike duke krijuar një impakt. Objektivi është që të jetë një program i përvitshëm i qeverisë, të shtrihet jo vetëm në hapësirat publike. Program që do kërkojë edhe testin e eksperiencës për të parë sesi do ecë, çfarë të përmirësohet, sugjerimet apo kritikat e komuniteti, artistëve. Për t’i garantuar qëndrueshmëri programit do jetë mirë t’i japim një formë të posaçme institucionale. Programi ka edhe qëllimin, stimulimit të skenës artiske, mbështetjen e aktorëve. Të kushtëzojmë financimet publike të institucioneve me një përqindje të vogël, për të blerë vepra arti nga artistët. Nuk është diçka që e kemi shpikur ne, shumë vende e kanë dhe e përdorin me shumë suksese. I jep skenës shumë mbështetje dhe motivim. Në këtë fazë jemi në hapin e parë”, tha Rama.

Qëllimi i kësaj nisme është dhënia vlerë e identitetit lokal dhe për të sjellë frymën e edukimin nëpërmjet arti dhe të bukurës. Ky është një program që mendohet se do të vijojë edhe vitet e tjera, ku hapësirat publike të kthehen në galeri arti.

Faza e parë e hapur sot do të zgjasë deri më 7 gusht dhe do të jetë ajo e aplikimit dhe paraqitjes së dosjes, ndërsa në fazën e dytë përmes një jurie ndërkombëtare do të zgjidhen projektet më të mira dhe të kompletohen me elementët e tyre teknik deri më 28 gusht. Fituesi do të shpallet më 2 shtator.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x