I ftuar në “S’e Luan Topi” ka qenë aktori dhe ish-banori i BBV, Marius Dervishi, ose sikurse e njohim të gjithë, Zebërvoki.
Ai ka rrëfyer ngjarjet që shënjuan jetën e tij. Stuhitë që e detyruan të marrë vendime të rëndësishme.
Ngjarjet e vitit 1997 janë nga më të dhimbshmet e historisë së Shqipërisë. Shteti pothuajse u “shkri” dhe i gjithë populli u ngrit në protesta masive.
Një vit mjaft i vështirë dhe i trazuar. Në këtë periudhë një ngjarje tronditi familjen e Mariusit.
Pjesë nga intervista:
Marius: Një komshi ka qenë duke qëlluar me armë zjarri në ajër, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka ngelur gishti tek këmbëza e kallashnikovit. Një plumb kam marrë unë në pjesën e nofullës dhe pesë plumba ka marrë mami im. Në pjesën e barkut dhe të këmbëve, ai ishte moment që unë e vuaj edhe sot e kësaj dite. Pasojat e asaj ngjarje, pasi në periudha të ndryshme të fëmijërisë më është dashur të kryej disa operacione kirurgjikale.
Erjona: Fillimisht ti qëndrove 20 ditë në gjendje kome.
Marius: Për fatin tim të mirë unë nuk mbaj mend asgjë të asaj periudhe por mbaj mend ato peripecitë që kam hasur, ndërhyrjet e herëpasherëshme gjatë zhvillimit dhe rritjes sime. Plumi kishte prekur gjendrën e pështymës, gjuha ime ka qenë e këputur për shkak të plumbit.
Erjona: Ndërkohë mami mori pesë plumba dhe ia hodhi për mrekulli duhet thënë…
Marius: Po, nuk ka le të themi pasoja apo siklete të mbartura prej asaj ngjarje. Normalisht që ka qenë vuajtje po