Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjete sociale një foto nga takimi me homologen italiane Giorgia Meloni në Romë, duke dhënë një mesazh të shkoqur për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në postimin e tij, Rama thekson se Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë, por qeveria Meloni bën një dallim të fortë për zhvillimin dhe sigurinë e Shqipërisë
“Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë” shkroi Rama në rrjete sociale.
- Opozita në ‘këmbë’ bllokon foltoren/ PS miraton me mbi 80 vota raportet e institucioneve të pavarura, votohet edhe kreu i ri i Prokurimeve Publike - 23/07/2026
- “Ende nuk kam një marrëveshje”/ Fenomeni i Kupës së Botës është pa skuadër, vlera e Vozinhas në treg rritet me 900% - 23/07/2026
- “Të shkrihet Kuvendi”, Berisha: Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot - 23/07/2026