Presidenti Bajram Begaj reagoi për protestën e sotme, duke theksuar se “dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit”.
“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje. E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit. Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim”, lexohet në njoftimin e Presidentit, shkruan A2.
“Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, u shpreh Presidenti i Republikës nëpërmjet Facebook-ut.
- Atë Shtjefën Gjeçovi, martir i fesë dhe i atdheut – në përvjetorin e vrasjes - 14/10/2026
- Presidenti Begaj reagon për protestën: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë! As përdorimi i forcës nga Policia s’duhet të dalë jashtë kufijve - 14/10/2026
- Protestuesit nuk kursejnë as bizneset te “Piramida”, i shkatërrojnë dhe u vënë flakën! - 14/10/2026