17.5 C
Tirana
13 / 03 / 2025

“11 orë dhe ende nuk e di pse kam arrest me burg”/ Zbardhet çfarë i tha Veliaj prokurorit Ols Dado dje në seancë: Më burgosët në mes të fushatës, akt i pastër politik

Shqiptarja.com zbardh detaje të reja nga dëshmia e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj në seancën e djeshme në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka ngritur disa pikëpyetje të forta lidhur me arsyet që sollën arrestimin e tij të nxituar.

Veliaj i është drejtuar prokurorit të dosjes, Ols Dado, duke e akuzuar se e ka burgosur për arsye politike, në një kohë kur vendi po shkon në fushatë zgjedhore dhe ai është Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës.

Më burgosët në mes të fushatës dhe ky është një akt i pastër politik”, mësohet të ketë thënë Veliaj.

Më pas ai ka shtuar: “Më nxorrët me dhunë nga fushata. Por, unë jam më i lirë se ju sepse ju burgosjen e keni në kokë. Unë nga dritarja e qelisë time shikoj shkollën “Jeronim de Rada”, të cilën e kemi rindërtuar me Bashkinë e Tiranës, është një ndër mijëra veprat e mia, që kam bërë në këtë qytet. Kurse ju nga dritarja e zyrës tuaj shikoni burgun”. 

Veliaj ka shprehur habinë edhe për arsyet e ndalimit të tij dhe se për këtë nuk ka pasur asnjë sqarim.

“Në 11 orë seancë, ende nuk e di pse kam arrest me burg; ende nuk e di pse jam këtu. Nuk ma keni shpjeguar”, ka thënë Veliaj.

Pas më shumë se 14 orëve në GJKKO, ku u zhvillua seanca për vlerësimin e masës së sigurisë, gjyqtari Erion Bani vendosi të lërë në fuqi masën e ‘arrest në burg’ për Erion Veliaj, ndërsa ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim me paraqitje’ për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x