Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas skenave të dhunshme të mbrëmjes së sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një efektiv i Policisë së Shtetit është përfshirë nga flakët gjatë protestës.
Koçiu e ka cilësuar të papranueshme dhe të pajustifikueshme atë që po ndodh, duke dënuar dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe duke u bërë thirrje aktorëve politikë, mediave dhe shoqërisë që të mbajnë një qëndrim të qartë.
Sipas saj, e drejta për të protestuar është një parim demokratik, por ajo nuk mund të përdoret për të justifikuar dhunën ndaj efektivëve që kanë për detyrë të garantojnë rendin dhe sigurinë publike.
Zëvendëskryeministrja u ka kërkuar shqiptarëve të distancohen nga aktet e dhunës, duke theksuar se ato nuk duhet të relativizohen për interesa politike.
“Demokracia nuk mbrohet duke goditur ata që kanë detyrën të garantojnë rendin dhe sigurinë e të gjithëve! Asnjë kauzë, asnjë bindje dhe asnjë interes politik nuk mund të justifikojë dhunën!”, shkruan Koçiu në reagimin e saj.
Në fund, ajo e mbyll mesazhin me thirrjen: “Ndal dhunës ndaj Policisë së Shtetit!”.
- PS nxjerr videon e zjarrit te Gjykata e Lartë: I parapriu Berisha me sulmet ndaj gjyqtarëve! Nuk ka kthim pas për Shqipërinë - 17/10/2026
- Zv.kryeministrja dënon dhunën në protestën e sotme: Asnjë interes politik nuk justifikon sulmet ndaj policisë - 17/10/2026
- Protestuesit i vënë flakën katit të parë të godinës së Gjykatës së Lartë! Përfshihet nga zjarri edhe një automjet - 17/10/2026