Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme Himarën, në zonat e prekura nga zjarret gjatë natës së kaluar, ku është njohur nga afër me situatën dhe punën e strukturave të angazhuara në terren.
Gjatë vizitës, Rama takoi efektivë të Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave të tjera që kanë marrë pjesë në përballimin e situatës. Kryeministri i falënderoi ata për angazhimin në mbrojtje të banorëve dhe pronës.
Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë 24 orëve të fundit në operacionet për përballimin e zjarreve janë angazhuar 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura.
Operacioni është mbështetur gjithashtu nga mjetet ajrore. Gjatë ditës së sotme në ndërhyrje janë përdorur helikopterë dhe avioni Air Tractor, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.
Ndërkohë, për banorët e zonave të prekura, Bashkia e Himarës do të vijojë procesin e evidentimit, identifikimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret.
- Zjarri masiv që përfshiu Himarën/ Rama zbret në terren dhe takon strukturat e angazhuara, 340 efektivë të Forcave të Armatosura në operacion - 05/09/2026
- Rikthimi i Meghan Markle dhe Princit Harry në Britani, si reaguan William dhe Kate Middleton - 05/09/2026
- Në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK: Tubime në mbështetje të tyre me 12 dhe 16 shtator - 05/09/2026