Zjarret në verë janë fenomen i përvitshëm dhe nuk ndodhin vetëm në vendin tonë. ato mund te shkaktohen edhe nga fenomene natyrore. Por ajo që shqetëson jo vetëm strukturat, por mbarë opinionin publik, janë zjarret që shkaktohen nga dora e njeriut, qoftë me apo pa qëllim. Muajin e fundit, në vendin tonë ka patur shumë vatra zjarri pothuaj në të gjitha prefekturat e vendit. Në shumicën e këtyre vatrave, duket qartë se janë zjarre të shkaktuara nga dora e njeriut. Kjo është alarmante dhe duhet që menjëherë strukturat përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për çuarjen para drejtësisë të autorëve përgjegjës. Asnjë tolerim nuk duhet bërë ndaj atyre qe shkaktojnë tragjedi natyrore, humbje të mëdha ekonomike dhe deri tragjedi njerëzore.
- Aktivistja Gjikondi i shkruan Noizy-t - 09/08/2022
- Çeshtja “Meta” zgjidhet me procedurë, jo me propogandë komplotesh - 09/08/2022
- Shtatori i “betejave” Slug:shtatori-i-betejave - 09/08/2022