Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike situatën më të fundit në lidhje me emergjencat nga zjarret në vend. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, të cilat janë të izoluara.
Në operacionet për shuarjen e flakëve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse si dhe mjete të tjera të posaçme.
Vatrat aktive u shënuan në qarqet Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Berat, të cilat janë neutralizuar.
Ndërkohë, ditën e sotme sipas Emergjencave Civile rreziku më i lartë është në qarkun Fier, ku ka disa varta zjarri.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transportie gërmuese.
Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet: Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat.
Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave , në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarret në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në kohë, në cdo rast kur vërejnë një vatër zjarri.
- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026