Një vatër zjarri masive është regjistruar ditën e sotme në kodrat e Gjorgozit pranë qytetit të Fierit, ndërsa mësohet se flakët kanë nisur rreth orës 19:00 ditën e djeshme.
Sipas gazetarit Ervis Kuçi flakët vijojnë të jenë të fuqishme pasi janë favorizuar edhe nga era, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka rezultuar e suksesshme deri më tani.
Raportohet se flakët kanë djegur deri tani një sipërfaqe prej 5 hektarësh me pisha, ndërsa nuk paraqitet rrezik për banesat e zonës pranë.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- SPAK përgënjeshtron “Syrin” e Saliut: Asnjë kontroll Sokol Ballës! - 02/05/2026
- Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë! - 02/05/2026
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026