24.5 C
Tirana
29 / 04 / 2026

Zgjerimi i rrugës në fshatin Burimas/ Bashkia Maliq do të ndërhyjë edhe në ndriçimin publik

Ka nisur prej disa ditësh puna për zgjerimin e rrugës hyrëse në fshatin Burimas të bashkisë së Maliqit. Sipas administratorit të njësisë Pojan, Kreshnik Azo, aktualisht po punohet për zgjerimin e rrugës, si dhe zhvendosjen e shtyllave të rrjetit elektrik.

Pas përfundimit të këtyre ndërhyrjeve do të vendoset edhe ndriçimi publik me ndriçuesa të rinj LED duke krijuar kështu një tjetër imazh për pjesën hyrëse të këtij fshati.

Ky investim i bashkisë Maliq pritet të përfundojë brenda pak ditësh, duke bërë të mundur rehabilitimin e rrugës hyrëse të fshatit me një gjatësi prej gati 700 metër, për të vijuar më pas me vendosjen e ndriçimit publik LED, duke krijuar kushte më të mira jetese për rreth 300 familje që banojnë në fshatin Burimas.  

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x