Bashkimi i demokratëve nuk mund të ndodhë në kurriz të rezultatit të primareve, pohoi Sali Berisha, duke e bërë të qartë se nuk ndërmerr asnjë hap pas nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për kryebashkiakë. Qëndrimi i tij hedh poshtë edhe zërat që flisnin për një dakordësi të gjetur në tryezën festive te demokratëve të pak ditëve më parë, për të dalë në zgjedhje me disa kandidatë jashtë primareve.
“Përveç primareve unë nuk njoh praktikë tjetër”.
Në konferencën e fundvitit Berisha bëri një bilanc të situatës politike në vend, ku kryefjalë kishte akuzat ndaj mazhorancës për korrupsion dhe rikthimin e opozitës së vërtetë.
“Viti i varfërisë vjedhjes, monizmit por ishte edhe viti i opozitës shqiptare”.