Himarjotët iu drejtuan dje kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre të ri, pas një viti në agoni dhe në pritje të vendimeve gjyqësore për fituesin e zgjedhjeve të 14 Majit, Fredi Beleri.
Drejtimi i bashkisë bregdetare u diskutua midis Vangjel Tavos nga kampi socialist dhe Petro Gjikurisë nga koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë”.
Nga 23.074 zgjedhës të regjistruar në listat e bashkisë së Himarës, 8678 iu drejtuan kutive për të shprehur vullnetin e tyre me votë, shifër kjo e përllogaritur në 37.61%.

Të 36 qendrat e votimit në Himarë u mbyllën në orën 19:00. Pjesëmarrja në këto zgjedhjet rezulton të jetë rritur me 3.34%, në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2023 ku pjesëmarrja ishte 34.27%.
Sipas KQZ, në 14 majin e vitit të shkuar në Himarë votuan 7821 persona. Fredi Beleri mori 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se ish-kryebashkiaku socialist Jorgo Goro, i cili mori 3821 vota.
- Kafshët e Fermës dhe kafazi i gjykatës - 24/04/2026
- Ish-krerët e UÇK-së dërgojnë mesazhe ngushëllimi nga Haga për vdekjen e Rexhep Qosjes - 24/04/2026
- Albin Kurti: Vepra e Rexhep Qosjes është një nga arritjet më të rëndësishme të mendimit kritik dhe kulturës shqiptare në shekullin XX dhe XXI - 24/04/2026