Eksperti i zgjedhjeve nga Demokracia në Veprim (DnV), Eugen Cakolli, ka publikuar projeksionin aktual të përbërjes së Kuvendit të Kosovës bazuar në rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas Cakollit, ndarja e mandateve në këtë fazë reflekton votat e numëruara deri më tani, por rezultati përfundimtar mbetet i hapur për shkak të votave që ende nuk janë procesuar.
Ai ka theksuar se rreth 100 mijë vota nga diaspora dhe votat me kusht vazhdojnë të mbeten jashtë llogaritjeve aktuale.
“Bazuar në trendet e zgjedhjeve të kaluara, këto vota mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandateve”, ka vlerësuar Cakolli, duke lënë të kuptohet se balanca mes partive politike mund të pësojë ndryshime pas përfundimit të numërimit.
- Associated Press: Presidenti Trump dhe Marco Rubio shqyrtojnë shkarkimin e Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores në Greqi - 11/10/2026
- “Të dyja palët ranë dakord”/ Pas Ukrainës, edhe Rusia mohon dijeninë për armëpushimin energjetik të njoftuar nga Trump - 11/10/2026
- Renditja/ Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës, si paraqitet situata pas javës së 6-të - 11/10/2026