5.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë edhe në 5 bashki të tjera/ Burime: Begaj pritet të dekretojë datën 9 nëntor

Presidenti Bajram Begaj pritet të dekretojë datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera të vendit. 

Lajmi bëhet i ditur nga burime të gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, por ende nuk ka një dekret të firmosur nga Presidenti, teksa pritet që të ndodhë orët në vijim.  

Megjithatë, siç mësohet nga burimet, vendimi i kreut të shtetit është marrë. 

Bëhet fjalë për zgjedhjet në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

Kujtojmë se për Bashkinë e Tiranës ka një debat në lidhje me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve të parakohshme. 

Kjo për shkak se Erion Veliaj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës me vendim të Këshillit të Ministrave. 

Referuar Kushtetutës, i gjithë procesi për Tiranën pezullohet deri në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x