Presidenti Bajram Begaj pritet të dekretojë datën 9 nëntor për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera të vendit.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, por ende nuk ka një dekret të firmosur nga Presidenti, teksa pritet që të ndodhë orët në vijim.
Megjithatë, siç mësohet nga burimet, vendimi i kreut të shtetit është marrë.
Bëhet fjalë për zgjedhjet në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.
Kujtojmë se për Bashkinë e Tiranës ka një debat në lidhje me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve të parakohshme.
Kjo për shkak se Erion Veliaj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës me vendim të Këshillit të Ministrave.
Referuar Kushtetutës, i gjithë procesi për Tiranën pezullohet deri në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese.
- Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori - 09/11/2026
- Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç - 09/11/2026
- Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael - 09/11/2026