7.5 C
Tirana
21 / 02 / 2026

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këmbëngul se Ukraina nuk po e humbet luftën kundër Rusisë.

“Nuk mund të thuash se po e humbasim luftën. Sinqerisht, nuk po e humbasim. Pyetja është nëse do të fitojmë. Kjo është pyetja, por është një pyetje shumë e kushtueshme”, tha Zelensky për AFP, sipas mediave ukrainase.

Zelensky pranoi tensionin në rritje të konfliktit, ndërsa Rusia intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

Ai përshkroi gjithashtu presionin diplomatik që rrethon Donbasin.

“Si amerikanët ashtu edhe rusët thonë se nëse doni që lufta të mbarojë nesër, largohuni nga Donbasi”, theksoi Zelensky.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje rezistencën ukrainase në fushën e betejës.

“Sot mund ta përgëzoj ushtrinë tonë para së gjithash, të gjitha forcat mbrojtëse – sepse që nga sot, 300 kilometra katrorë janë çliruar”, tha ai për përparimet përgjatë frontit jugor.

Më 18 shkurt, përfundoi raundi i tretë i bisedimeve në Gjenevë midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Edhe pse i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, kishte shprehur optimizëm për bisedimet të cilat zgjatën rreth dy orë, si pala ruse ashtu edhe ajo ukrainase treguan se ato kishin qenë “të vështira”.

Moska dhe Kievi mbeten larg njëri-tjetrit për çështjet kryesore të territorit dhe kushtet e një armëpushimi të mundshëm në konfliktin katërvjeçar.

Rusia ka kërkuar kontroll të plotë të Donbasit lindor të Ukrainës, i përbërë nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut. Kievi e ka refuzuar prej kohësh këtë kërkesë, pasi për ta kjo do të ishte të heqësh dorë nga territori sovran ukrainas.

Një tjetër pikë ngërçi në bisedime është statusi i centralit bërthamor të Zaporizhzhisë. Termocentrali, më i madhi në Evropë ndodhet në vijën e frontit dhe ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi i vitit 2022.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x