Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar për ngjarjen tragjike të shënuar në Kiev, ku u rrëzua helikopteri dhe ndërroi jetë ministri i Brendshëm dhe disa zyrtarë të tjerë.
Zelensky e ka quajtur një tragjedi të tmerrshme, teksa shkruan se dhimbja është e papërshkrueshme.
“Sot, një tragjedi e tmerrshme ndodhi në Brovary, rajoni i Kievit.
Një helikopter SES (shërbimet e urgjencës shtetërore) u rrëzua dhe një zjarr shpërtheu në vendin e rrëzimit.
Dhimbja është e papërshkrueshme,” tha ai në një deklaratë për mediat sociale.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026