Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u shfaq paraqitur të premten me një video-mesazh nga Kupjansku, një prej pikave më të ashpra të frontit, ku ka lavdëruar forcat ukrainase për rezistencën dhe sukseset e tyre në qytet.
Kjo paraqitje vjen në të njëjtën ditë kur Garda Kombëtare e Ukrainës bëri të ditur se ka kryer kundërsulm të suksesshëm në veri të qytetit, duke kundërshtuar drejtpërdrejt pretendimet e Moskës se qyteti ishte marrë nën kontroll nga rusët.
“Jam sot në frontin e Kupjanskut me ushtarët tanë që po arrijnë rezultate për Ukrainën. Rusët kanë folur shumë për Kupjanskun, e dimë këtë. Unë isha atje dhe i përgëzova djemtë. I falënderoj të gjitha njësitë, secilin që lufton këtu, secilin që po e shkatërron pushtuesin”.
Më 20 nëntor, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, kishte deklaruar se Rusia e kishte “çliruar” Kupyanskun në rajonin e Kharkivit, pretendim që ushtria ukrainase e mohoi menjëherë.
Po pse është i rëndësishëm Kupjansku?
Kupjansku është pikë strategjike në rajonin e Kharkivit, pasi ndodhet në kryqëzimin e korridoreve të rëndësishme të transportit, përfshirë rrjetin hekurudhor që lidh Rusinë me Ukrainën lindore dhe jugore.
Rusia e pushtoi qytetin kur nisi luftën në shkurt 2022, por u rimor nga forcat ukrainase disa muaj më vonë.
- Begaj për 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Fryma e saj mbetet thirrje për unitet dhe përgjegjësi kombëtare - 10/06/2026
- “I thashë se jam kandidat për kryetar i PS-së”/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… - 09/06/2026
- Tre debate të panevojshme për protestën - 09/06/2026