28.5 C
Tirana
13 / 06 / 2025

Zbulohet portali gjobëvënës i zyrtarit të AMP, ja emrat e krerëve të Policisë që sulmonte

Shqipnews.info ishte portali që ishte hapur nga shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi me zyrtaren tjetër të AMP Regina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga.

Ata kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x