Tashmë janë publikuar pamje nga të shtënat me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, përfshirë neutralizimin e autorit.
Menjëherë pas ngjarjes ai është kapur nga policia dhe ushtria amerikane, e cila siç shihet nga pamjet ka bërë rezistencë.
Autori shihet duke lëvizur, ndërsa forcat amerikanë po mundohen të shpamngin ç do agravim të situatës.
Vendi i ngjarjes është mbushur me xhama të thyer, ndërsa e gjithë zona është në kaos.
Si pasojë e të shtënave dyshohet se janë plagosur rëndë dy anëtarë të Gardës Kombëtare. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.
Autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e autorit, as arsyet që mund ta kenë çuar në marrjen e këtij vendimi, për të sulmuar.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u shpreh se “autori do ta paguajë rëndë çmimin, për këtë sulm që kreu”.
- MOHIKANI I FUNDIT – MUMTAZ DHRAMI - 17/01/2026
- Kur mediat humbin ndikimin dhe qytetarët vendosin vetë - 17/01/2026
- “BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie per RTSH-ne” - 16/01/2026