Presidenti amerikan Donald Trump i tha homologut ukrainas Volodymyr Zelensky se është i hapur për të shqyrtuar heqjen e kufizimeve mbi përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë për sulme brenda territorit rus, por nuk mori një angazhim të prerë gjatë takimit të tyre të së martës, shkruan Wall Street Journal.
Gazeta amerikane raporton se presidenti ukrainas i ka kërkuar Trumpit më shumë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe autorizim për të përdorur armë të tilla për të goditur objektiva në tokën ruse.
Trump, sipas burimeve, nuk kundërshtoi idenë, por nuk premtoi të heqë ndalimin që SHBA kanë vendosur mbi përdorimin e armëve amerikane për sulme brenda Rusisë, ndalim që është në fuqi që nga fillimi i luftës.
Më herët sot, Axios raportoi se Zelensky i kërkoi Trumpit të furnizonte Ukrainën me raketa Tomahawk, të cilat mund t’i japin Ukrainës aftësinë për të goditur thellë në territorin rus, deri në Moskë.
Zelensky tha se Trump u përgjigj: “Do ta shqyrtojmë”.
Të mërkurën, Zelensky i tha Axios se i kishte kërkuar Trumpit një sistem shtesë armësh që mund ta detyronte Presidentin rus Vladimir Putin të angazhohej në bisedime paqeje, ndoshta pa pasur nevojë që Ukraina ta përdorë atë.
Ndërsa Zelensky nuk e përmendi konkretisht sistemin e armëve, ai tha se nëse Rusia do ta dinte që Ukraina e kishte atë, presioni për negociata do të rritej ndjeshëm.
Kjo nuk është hera e parë që Ukraina i ka kërkuar SHBA-së Tomahawks, por është i vetmi sistem armësh në listë që Trump nuk ka rënë dakord t’ua shesë vendeve të NATO-s në emër të Ukrainës.
- “Përjetoi përndjekje dhe burgosje, por u rikthye me bindjen për pajtim”, ish-kryeministri grek kujton bisedat me Nanon: Më fliste shpesh për… - 01/11/2025
- Vesi i bukur i Fatos Nanos - 01/11/2025
- “Lindëm disa ditë pas njëri-tjetrit”, shefja e kabinetit qeveritar të Fatos Nanos rrëfen njohjen me të: Përsëri u bëmë bashkë në… - 01/11/2025