Një vullkan në Etiopi, Afrikën Lindore, ka shpërthyer për herë të parë pas rreth 10 mijë vitesh, duke krijuar një re të madhe hiri që është ngritur mbi dhjetë kilometra në atmosferë.
Vullkani Haile Gubbi, “u zgjua” sot, me shpërthimin që fillimisht u konfirmua përmes të dhënave satelitore.
Në internet po qarkullon një video e xhiruar nga banorët e zonës, ku shihet nga larg momenti kur një re e madhe hiri ngrihet drejt qiellit, ndërsa njerëzit vrapojnë për të parë këtë fenomen të rrallë natyror. Po kaq mbresëlënëse është edhe një pamje tjetër e kapur nga një satelit, që tregon qartë momentin e shpërthimit nga hapësira.
Sipas analistëve që monitoruan aktivitetin vullkanik, reja fillestare e hirit u zgjerua me shpejtësi. Më pas, masat e hirit u zhvendosën drejt lindjes, duke kaluar mbi Detin e Kuq dhe duke arritur në disa pjesë të Arabisë jugperëndimore, përfshirë Jemenin dhe Omanin.
Autoritetet dhe qendrat meteorologjike po vijojnë të monitorojnë situatën për të vlerësuar ndikimin e mundshëm në zonat përreth dhe në trafikun ajror.
- VIDEO/ Të dua shumë Sali Berisha! Të dua më shumë se babain tim… - 17/01/2026
- Ish-kreu i NATO: Trump po e përdor Groenlandën për të shpërqendruar vëmendjen nga lufta në Ukrainë - 17/01/2026
- Një zarf i zi, një rrëfim rrëqethës dhe një ballafaqim i shumëpritur/ Ja ku mund ta ndiqni live “Big Brother VIP Albania” - 17/01/2026