Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç,ka paralajmëruar se po përgatitet sërish “Beteja e Stalingradit”. Në prezantimin e librit “Veprat e mbledhura të Milorad Ekmeçiqit”, presidenti serb shprehu shqetësimin se kjo mund të vijë më shpejt nga sa pritet.
“Kam frikë se beteja e Stalingradit do të vijë me të vërtetë dhe më shpejt nga sa pritej kushdo, dhe jam shumë i shqetësuar për rezultatin e asaj Beteje të Stalingradit, për herë të parë në histori, shumë më i shqetësuar duke ditur se çfarë po vjen nga njëra anë dhe tjetra, duke mos dyshuar në guximin e askujt”, ka deklaruar Vuçiç, raporton Euronews Serbia.
Ai thekson se Serbia po përballet me periudhën më të vështirë se ajo e viteve 1990 dhe për pozicionimin e serbëve.