27.5 C
Tirana
21 / 08 / 2026

Vizita e Mickoskit dhe mungesa e himnit / Martin Leka: Provokim nga qarqe naconaliste, por nuk ka ndikim

Në Pustec, protokolli shtetëror i Shqipërisë shkelet me të dyja këmbët. Në një aktivitet festiv folklorik të minoritetit maqedonas, me praninë e vetë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, u këndua vetëm himni maqedonas, ndërsa himni shqiptar nuk u këndua, ndonëse Pusteci ndodhet në Republikën e Shqipërisë.

Analisti Martin leka thotë se ky është një provokim nga qarqe të errëta dhe nacionaliste, por nuk ka ndikim.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se jo gjithmonë duhet krijuar kushte për bashki, për disa pakica.

“Ne duhet të kuptojmë, politika jonë, që jo gjithmonë duhet të krijojmë kushte për disa pakica, kanë qenë, janë, do të jenë pjesë integrale e Republikës së Shqipërisë. Për komunitetin maqedonas, ne kemi bërë atyre nderin e jetës, duke u dhënë bashki. Ta kthesh me këtë monedhë, është për t’u mbajtur shënim. Mendoj që është një provokim nga qarqe të errëta dhe nacionaliste. Nuk ka ndikim, aq është fundi dhe kulmi i asaj që ata mund të bëjnë ndaj Shqipërisë”, theksoi ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x