1.5 C
Tirana
23 / 02 / 2026

Vuçiç: Nuk besoj se do të ketë takim me Kurtin në Paris

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk pritet të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, gjatë Forumit të Paqes në Paris.

Një deklaratë të tillë, Vuçiq e dha pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Ka ekzistuar (mundësia për takim), unë jam gjithëmonë gati, por nuk besoj se do të ketë takim”, tha Vuçiq, transmeton Nacionale.

“Nuk ka arsye për të qenë optimist me Prishtinën. Macronit i thashë se ne po kërkojmë vetëm targa neutrale ndaj statusit, siç është në marrëveshje”, tha Vuçiq.

“Por, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas”, ka shtuar Vuçiq, duke iu referuar kërkesës së Serbisë që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x