Ditë zie sot për këngëtaren Valbona Mema, e cila ka humbur njeriun e shtrenjtë.
Gjatë ditës së sotme këngëtarja ka bërë me dije lajmin e hidhur se është ndarë nga jeta motra e saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.
Me anë të një postimi në rrjetet Valbona ka postuar një foto, ku shihet teksa i mban dorën motrës së saj dhe shkruan “pusho e qetë motra ime”.
Kujtojmë që këngëtarja ishte pjesë e Big Brother Vip, por që e la shtëpinë e madhe kur mori lajmin se motra e saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Latest posts by Gazeta Pena (see all)