Presidentja e një sinagoge në Detroit u gjet e vrarë me thikë të shtunën jashtë shtëpisë së saj në lagjen Lafayette Park.
Lajmi për vdekjen e 40 vjeçares Samantha Woll, një këshilltare e politikanëve demokratë dhe presidente e Sinagogës “Isaac Agree Downtown”, u konfirmua në rrjetet sociale nga sinagoga.
Departamenti i Policisë bëri me dije se trupi i një gruaje u gjet në bllokun 1300 të “Joliet Place” në Detroit, ku një gjurmë gjaku çoi në shtëpinë e saj.
Policia nuk konfirmoi se gruaja ishte Samantha Woll, por mediat, përfshirë “Detroit Free Press” dhe politikanët e zonës thanë se ajo ishte viktima, ndërkohë që motivet janë ende të paqarta.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin - 05/11/2026
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026