Ka votuar në zgjedhjet lokale të ditës së sotme edhe kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.
Në një prononcim të shkurtër për mediat Veliaj ka thënë: “Është e rëndësishme që të votojmë të gjithë, pavarësisht asaj “lemze” të mëngjesit ku nuk ishte i mundur votimi në shumë qendra votimi. Sot votohet për të ardhmen e qytetit, për projektet të cilat do e çojnë qytetin përpara. Ftesa ime është që të rikuperojmë orët e mëngjesit ku nuk ishte i mundur votimi dhe të jemi të shumtë në pjesëmarrje në pjesën e mbetur të ditës”.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)