Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit” të PD-së, ku u votëbesua ish-kryeministri Sali Berisha, si drejtues i kësaj lëvizjeje.
Nga numërimi i votave ka rezultuar se Berisha ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, për të vijuar punën si kryetar i “Rithemelimit”.
keshtu përfundon procesi i numërimit të votave të ‘Kuvendi familjar’ të Sali Berishës. Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso njofton se nga 1000 votues, 938 kanë votuar pro Berishës si kryeëtar i Rithemelimit kurse 55 kundër.
Botëbesimi i Berishës erdhi me kërkesë të vet ëish-kryeministrit, pas humbjes së thellë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 25 prillit.
Berisha shkoi në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe e bija, Argita Malltezi, e cila mbajti edhe një fjalim.
Po ashtu, në rendin e ditës ishin edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit dhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026