Skënderbeu në volejboll për femra fiton takim e parë gjysmëfinal me Partizanin, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën “Gjergj Kastrioti”.
Korçaret në të tre setet kanë dominuar takimin, kjo edhe për atë sepse trajneri Orlando Koja e kishte përgatitur mësë miri strategjinë e kësaj ndeshjeje, me një prej skuadrave më të mira të këtij sezoni.
Të tre setet kanë pasur rivalitet deri në pikët e fundit, por korçaret e rrjetës falë saktësisë në pozicionet 2 dhe 4 e diçka më shumë në pozicionin 3, i kanë zgjidhur mjaft mirë situatat e lojës në fundin e tre seteve.
Në këtë ndeshje të parë gjysmëfinale, Skënderbeu ka qënë i saktë në shërbim, në pritjen e topit të parë, por edhe në bllokun dysh, çka tregon se skuadra korçare është në kulmin e përgatitjes jo vetëm teknoko-taktike, por mbi të gjitha edhe të gjendjes fizike.
Fitorja 0-3 me Partizanin edhe njëherë tjetër tregon se Skënderbeu është skuadra që edhe këtë sezon dominon në volejbollin shqiptar.
Të premten luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale me Partizanin, në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në qytein e Korçës, takim ky që duhet fituar për të shkuar më pas në finalen e Ligës “Gjergj Kastrioti”.
Nga ana tjetër në gjysmëfinalen e grupit A, Skënderaj ka fituar me rezultatin 1-3 me Fer Volley, duke treguar se Skënderaj do të jetë ekipi tjetër finalist i kësaj lige.
Ndeshjet e kthimit për të dyja grupet, do të luhen në datën 25 shkurt.
Fitorja e Skënderbeut në transfertë me Partizanin ka treguar se në ndeshjet e kthimit për kampionat, përballja e këtyre dy ekipeve do të jetë histori tjetër me Skënderbeun favorit.