40-vjeçari Dan Hutra ka treguar para policisë të gjithë dinamikën e vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave gjatë të mërkurës (1 Mars 2023) në Tiranë.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i pyetur nga gazetarët, ka deklaruar mëngjesin e sotëm se Hutra ka bërë deklarim të hollësishëm.
Sipas Vocajt, Dan Hutra ka qenë bashkëpunues me policinë duke rrëfyer dinamikën.
“Mbrëmë është marrë një deklarim i hollësishëm i gjithë dinamikës së ngjarjes të ndodhur dje. Nuk mund të bëj të ditur përmbajtjen e këtij deklarimi. Por dua të deklaroj që autori i kësaj ngjarje të rëndë ka qenë bashkëunues me policinë dhe e ka treguar gjithë dinamikën që unë kam deklaruar mbrëmë para jush. Dinamika që unë kam deklaruar dje ka qenë e mbështetur në prova të pakundërshtueshme dhe autori e ka konfirmuar”, deklaroi Tonin Vocaj para gazetarëve.
DINAMIKA E VRASJEVE
Në orën 12:15, Dan Hutra plagosi 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në rrugën “Teodor Keko” në mbikalimin e Pallatit me Shigjeta.
Pas kësaj autori u largua me makinë dhe rreth orës 12:35 ka shkuar në Kodër Kamzë në banesën e ish-bashkëjetueses, ku ka vrarë Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe ka plagosur Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.
Pas kësaj, Dan Hutra ka lëvizur në rrugën e Arbrit, Bathore, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja” dhe rreth orës 12:48 ka ndaluar tek banesa e familjes Kurti ku ka vrarë Etleva Kurti 31 vjeç, e cila u gjet e vdekur në oborrin e banesës.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026