17.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

VOA: Zyrtarët amerikanë mbrojnë vendimin për imunitet për princin saudit të Kurorës

Zyrtarët amerikanë po mbrojnë rekomandimin e tyre në gjykatë se Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman, duhet të konsiderohet me imunitet nga hetimet për rolin e tij në vrasjen e Jamal Khashoggit, bashkëpunëtor i gazetës Washington Post që banonte në Shtetet e Bashkuara.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, rekomandimi i administratës amerikane po kritikohet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe nga disa ligjvënës amerikanë.

Marrëdhënia e Shteteve të Bashkuara me Princin saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman është rikthyer në epiqendër të vëmendjes pasi administrata e Presidentit Joe Biden rekomandoi që gjykata në Uashington ta konsiderojë atë me imunitet nga hetimet në kuadrin e një padie civile të ngritur në Shtetet e Bashkuara nga Hatice Cengiz, e fejuara e të ndjerit Jamal Khashoggi, si dhe themeluese e grupit për të drejtat e njeriut “Demokraci Tani për Botën Arabe”.

Vrasja në vitin 2018 në konsullatën saudite në Stamboll e zotit Khashoggi, një anëtar i familjes mbretërore i shndërruar në kritik të saj, izoloi përkohësisht në Perëndim princin e kurorës, të njohur me inicialet MBS.

Ai e ka mohuar se pati urdhëruar vrasjen

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x