Teksa kryeministri Albin Kurti është shfaqur prej kohësh i shqetësuar nga ‘ndërhyrjet’ e Tiranës në çështjet e Kosovës, tjetër qendrim ka Presidentja Vjosa Osmani.
Në konferencën për shtyp me homologun Bajram Begajn, ajo ka kërkuar që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës kryesisht në instancat ku ajo nuk ka përfaqësim.
Osmani tha se ka ardhur në Tiranë për një strategji të përbashkët për të unifikuar politikën e jashtme mes dy vendeve.
Ajo vlerësoi marrëdhënien mes dy vendeve.
“Diskutuam për sfidat që na presin, që duhet t’i tejkalojmë sëbashku, Shqipëria dhe Kosova kanë lidhje unike që i bën lidhjet tona të forta dhe të pathyeshme. Përballë sfidave në qëndrojmë të bashkuar, kombi shqiptar ka qenë dhe do jetë faktor stabiliteti në rajon me orientim të qartë euroatlantik. Kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë që të jetë zëri ynë në instancat kombëtare ku Kosova nuk ka përfaqësim, synimi ynë mbetet anëtarësimi në NATO. Bashkëpunim për një strategji të unifikuar të politikës së jashtme”, tha Osmani.
- Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori - 09/11/2026
- Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç - 09/11/2026
- Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael - 09/11/2026